"Zinxhiri" qe mbante lidhur kandidatet socialiste, qe jane poshte emrave fitues ne zgjedhjet e 28 qershorit, duket se ka nisur te shthuret dhe te dale dukshem deshira per te perfituar nga pavlefshmeria e mandateve te kolegeve te tyre, per te hyre ne Kuvend. Pas Ylli Manjanit, listes se eksponenteve qe mendojne se mandatin e perfituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duhet ta konkretizojne me perfaqesimin e elektoratit socialist ne Kuvend, i shtohen te tjere emra te renditur si kandidate te Partise Socialiste, ne zgjedhjet e 28 qershorit. Edmond Leka, i njembedhjeti ne listen e garuesve te selise roze, per Qarkun e Vlores, thote se problemet me te cilat perballet vendi kerkojne domosdoshmerish pranine e opozites ne Kuvend. "Elektorati i Vlores duhet te perfaqesohet ne Parlament, duhet te degjohet zeri i qytetit dhe i gjithe Qarkut te Vlores, sepse problematikat jane shume te medha, ekonomia e vendit eshte ne nje periudhe shume kritike. Jo vetem ekonomia ka probleme, ka probleme ne shendetesi, arsim dhe une mendoj qe duhet te perfaqesohemi", deklaroi Leka. Ne rast te shpalljes te pavlefshme te mandatave te Partise Socialiste nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Leka eshte ai qe zevendeson te pestin e listes fituese ne kete qark, mandati qe aktualisht i takon kreut te PS-se se Vlores, Eltar Deda. Te tjere emra te listes pritese te PS-se, si Valbona Derhemi dhe Mira Shehu, thone se pavaresisht zerave ndryshe, pengese per hyrjen ne Kuvend eshte vendimi i shumices. "Nuk besoj se do te arrihet deri ne ate moment kur te hiqet mandati i ketyre deputeteve, megjithese ka zera ndryshe brenda saj, gjithmone respektohet vendimi i shumices", deklaroi Derhemi. Ne zgjedhjet e 28 qershorit, Partia Socialiste arriti te fitoje ne Qarkun e Vlores gjashte mandate deputetesh, ndaj kater te Partise Demokratike. Kur te perfundojne te gjitha afatet kushtetuese, kryetarja e Parlamentit do t'i drejtohet KQZ per te zevendesuar deputetet, te cileve iu digjet mandati per shkak te mosparaqitjes ne Kuvend. Topalli, ka sqaruar pak me pare se do te respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, per deputetet qe kane bojkotuar Parlamentin. Ndersa ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, deklaroi se Kuvendit, i lind e drejta qe sot t'i kerkoje KQZ-se, te nise procedurat per zevendesimin e deputeteve, te cilet nuk kane bere betimin pas mandatit te fituar ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Nga ana tjeter, kryetari Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, tha se nese ne KQZ do te depozitohet nje kerkese nga Kuvendi, atehere do te zbatohet Kodi Zgjedhor dhe deputetet socialiste qe fituan ne zgjedhjet e 28 qershorit, do te zevendesohen.