Gjirokaster 8 tetor NOA ndash Nje 25-vjecar nga Fieri eshte arrestuar dje nga Policia Kufitare ne Kakavije pasi ju gjet ne canten qe transportonte nje sasi prej 13 kilograme hashash.
Erion Trifoni lindur dhe banues ne Fier emigrant ne Athine eshte arrestuar ne flagrance teksa ka qene duke udhetuar me autobusin e linjes Likometaj ndashTravel drejt Athines. Sipas policise informacionet e marra ne rruge operative flisin per nje personin qe do te transportonte droge me kete linje.
Pas sinjalizimit menjehere jane perforcuar sherbimet ne Piken e Kalimit ne Kakavije ku gjate gjithe mbremjes kane ushtruar kontrolle te rrepta ne te gjithe autobuset e linjave nderkombetare Shqiperi ndashGreqi.
Rreth ores 23.00 eshte bere ndalimi i mjetit ne kufi ka nisur dhe kontrolli i cantave. Nga kontrolli i ushtruar ka mbetur nje valixhe qe nuk pranonte asnje pasagjer. Pas hapjes se cnates rezultoi se brenda saj kishte lende narkotike. Nderkohe forcat e rendit kane identifikojne te riun nga Fieri qe posedonte canten. Sipas policise Trifoni ka tentuar te largohej dhe ishte shume i shqetesuar. Ndersa ne celular iu gjet nje sms ku shkruante se me kapen.
Ne valixhe te mbuluar me nje kemishe policia konstatoi 11 pako te mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre kishte lende narkotike te dyshuar si mariuane. Pas peshimit rezultoi se ne cante ishin 13 kilograme hashash.
Pas arrestimit te te riut autobusi se bashku me pasagjeret ne perfundim te veprimeve paraprake hetimore dhe procedurale rreth ores 00.30 eshte lene i lire te vazhdoj rrugen per ne Athine.
a.k/NOA
Foto Droga e kapur dje ne Kakavije