Ka luajtur per 84 minuta, duke shenuar edhe nje gol, i cili eshte pjese e fitores 4-0, ne transferten e se premtes, ndaj Vaker Burghauzenit. Fjala eshte per sulmuesin shqiptar te Karlsruhes, Edmond Kapllanin, i cili duket se eshte shume i kenaqur qe e ka nisur kampionatin e ri, me "kemben e mbare", sic sqaron edhe vete ne intervisten e dhene dje, per "Sport Ekspres". "Jam i lumtur qe u zhbllokova qe ne fillim, sepse tani mendoj se do te jete me e lehte", sqaron Kapllani. Do te ndeshet me Kaizerslauternin javen qe vjen ne nje derbi "shtepiak" (sic i thote gjermani), i cili do te jete teper i veshtire, edhe pse per Mondin duket se "gara" tashme ka nisur dhe KSC ja e tij duhet te dale e para. Po keshtu, ai ka folur edhe per kombetaren dhe ndeshjen miqesore te 16 gushtit me San Marinon, te cilen e sheh si nje shans, per te pare gjendjen e kombetares, por edhe per te takuar shoket.

Aktivizim si titullar ne javen e pare te kampionatit, qe eshte shoqeruar edhe me nje gol. Si ndiheni?

Ndihem shume mire, ne te gjitha aspektet. E para, sepse kam arritur te shenoj qe ne ndeshjen e pare, cka do te thote se, jo vetem kam shperblyer besimin e trajnerit, por edhe jam "zhbllokuar", duke e bere gjithcka me te lehte tani e tutje. Po keshtu, edhe skuadra arriti te fitonte dhe te ngjitej ne krye te klasifikimit provizor. Pra, e kemi nisur me "kemben e mbare", sic i themi ne.

Nje fitore, 4-0 ne transferte, ndaj Burghauzen, e cila ka nje vlere te madhe per Karlsruhen, sidomos pas deklarates se trajnerit Beker, lidhur me objektivin kryesor per kete sezon, qe eshte ngjitja ne te paren. C'mund te thoni?

Ne kampionatin e kaluar, problemi yne me i madh ishte se nuk arrinim te fitonim dot jashte fushes sone, cka ka bere qe te linim shume pike te rendesishme, te cilat mund te na kishin ndihmuar per t'u ngjitur dhe ndoshta kete sezon mund te luanim ne ne te paren, ne vend te Kotbusit. Pra, kjo fitore, ne nje fushe te veshtire, si ajo e Burghauzenit ka vlejtur shume, jo vetem per tripikeshin, por me shume per anen psikologjike, ku tani te gjithe mendojme se jemi te afte te marrim piket e plota edhe ne transferte. Kjo eshte shume pozitive, sic thate edhe ju, per objektivin e klubit, per kete sezon, qe eshte ngjitja ne Bundesligen 1.

Ndeshja e radhes, derbi i "shtepise" me Kaizerslauternin. C'do te thoshte nje tjeter fitore per ju edhe ne javen e dyte?

Eshte nje ndeshje debi dhe sigurisht qe eshte shume e veshtire. Por, te jem i sinqerte, ne jemi shume te motivuar, per te perballuar me sukses kete takim. Pastaj, ne "Wildparkstadion" nuk kemi patur shume probleme, as sezonin qe kaloi, keshtuqe mendoj se edhe kete vit do te arrijme te mundim cdo lloj kundershtari. Po keshtu edhe tifozeria do te beje punen e saj. Madje, mesa jam informuar, deri ne kete moment qe po flas, jane shitur 25 mije bileta, nga 40 mije vende qe ka stadiumi.

Po nje tjeter gol?

Do te thoshte vazhdimesi dhe siguri per mua.

Duke dale nga Bundesliga dhe duke kaluar tek kombetarja, duket se edhe atje jeni bere pjese e pandare e saj, tashme qe ashtu si Brigel, edhe Baric ka menduar se jeni i nevojshem per sulmin kuqezi. Si e shikoni kete vleresim?

Une e shikoj shume pozitiv, pasi, deshira e cdo lojtari eshte qe te veshe fanellen kuqezi. Une qe e kam provuar, nuk dua ta heq me nga trupi dhe do te jap maksimumin qe te mund ta meritoj ate, sic mendoj se kam bere deri tani. Po keshtu, ashtu si edhe Brigelit, do te bej te pamunduren per t'i shperblyer besimin Baricit.

Pas kater ditesh, miqesorja me San Marinon. C'prisni prej saj?

Ne radhe te pare te takoj cunat dhe te flas me ta, sepse me ka marre shume malli dhe kam shume kohe pa folur. Ne radhe te dyte, te njihem me trajnerin e ri, me te cilin nuk jam takuar asnjehere. Dhe e treta, te zhvillojme nje ndeshje sa me te mire. ne menyre qe te tregojme se jemi gati per te perballuar kompeticionin e afert te Euro 2008 s.

Intervistoi:

Gjergj Cicani