Edmond Kaplkani shenon serish. Nuk duket me e cuditshme, pare faktin qe sulmuesi i kombetares shqiptare ka shenuar plot 9 gola ne kete kampionat dhe kjo vetem ne fazen e pare. Ka ndodhur dje, ne ndeshjen me te forte te Bundesliges 2, ndermjet Fraiburgut dhe Karlsruhes, e perfunduar me fitoren e thelle te skuadres se Kapllanit, 4 0. Ka qene minuta e 31-te, kur 24 vjecari, i kthyer ne "mjeshter te zhbllokimeve", pas nje asisti te Karnel, ka "zhytur" me koke topin ne rrjeten e portes se Fraiburg, duke kaluar ne avantazh KSC ne, 1-0. Por loja nuk ka perfunduar ende dhe Kapllani cdo minute e me teper behet nje rrezik per porten kundershtare. Madje, ne minuten e 64 t do te jepte nje "top te arte" per sulmuesin tjeter, Federikon, i cili, perballe me porten nuk e ka patur te veshtire te shenoje dhe 2-0. Karlsruhe nis te kontrolloje ndeshjen, ndersa trajneri Beker mund te marre fryme lirisht, sidomos pas golit te trete, qe ka pasuar sa hap e mbyll syte te katertin, qe qe nje autogol i nje mbrojtesi te Fraiburg. Perfundimisht, Karlsruhe arrin te fitoje 4 0 ne transferte, fale edhe golit te "bomberit" shqiptar, deri tani te pazevendesueshem (ka luajtur serish 90 minuta). Me kete tripikesh, skuadra e Edi Beker ka shkuar ne kuoten e 35 pikeve, cka do te thote vendi i dyte, nje pike larg Hansa Rostok te vendit te pare, me 36 pike. Kapllani? Ai kryeson serish listen e golashenuesve me te mire te Bundesliges 2, me 9 gola, aq sa edhe shoku i tij i skuadres, Federiko. "Nu e di se cfare te them me, me jane mbaruar fjalet", do te ishin komentet, pas fundit te ndeshjes, ne televizionin DSF te Kapllanit.