24/05/2005  Kryetari i LDLNJ, Ligoraq Karamelo, tha dje se bashkëpunimi me PD-në do i shërbejë më shumë mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. Sipas tij, platforma e kësaj partie për pakicat ka shumë të përbashkëta me idetë e LDLNJ-së për këtë çështje. Nga ana e PD-së, lëvizjes së Karamelos i është lënë e lirë zona 100, në Konispol, ku kandidon Grigor Pasko. Së shpejti Karamelo do të ndërmarrë një tur në jug të vendit, kryesisht në zonat e banuara nga minoriteti grek, ku do të kërkojë votat e proporcionalit për Lëvizjen e tij. Pas ndarjes nga Vangjel Dule, u panë dhe shenjat e para të afrimit të Karamelos drejt së djathtës. Gjithsesi kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, në prononcimet e tij është shprehur se, pavarësisht nga qëndirmi i PBDNJ-së, ajo do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme të PD. Firmosja e marrëveshjes me Partinë Demokratike nga Karamelo shpreson t’i japë kësaj lëvizjeje së paku votat e kalimit të pragut elektoral.