Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç i kërkoi Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë që ta lirojë atë nga
gjyqi në Hagë.
Në një letër drejtuar presidentit të këshillit, zoti Karadziç thekson
pretendimin e tij se ka bërë një marrëveshje me të dërguarin amerikan Richard
Holbrooke në vitin 1996 për t'u larguar nga politika në këmbim të imunitetit
nga gjykimi. Ai i kërkoi anëtarëve të këshillit ta njohin marrëveshjen.
Zoti Holbrooke ka mohuar vazhdimisht një marrëveshje të tillë. Gjykata e
OKB-së thotë se edhe në se marrëveshja ekzistonte, gjykata ndërkombëtare nuk
është e detyruar ta respektojë atë.
Radovan Karadziç do të gjykohet këtë muaj për 11 akuza përfshi dy për
gjenocid lidhur me konfliktin tre vjeçar në Bosnje, që përfundoi në vitin 1995./rd/