Karmen Elektra ka thënë se ajo nuk e ka me ngut të martohet dhe se është e lumtur edhe me fejesë. Modelja dhe aktorja e cila u fejua me muzikantin Rob Paterson që në vitin 2008, ka shpjeguar se dasmat janë një presion shumë i madh dhe i panevojshëm. “Ne jemi të lumtur ashtu siç janë gjërat. Nuk dëshirojmë ta shtojmë atë presion shtesë në lidhjen tonë. Mendoj se është krejt i panevojshëm”, ka thënë Elektra për revistën prestigjioze “People”. Megjithatë jo çdo gjë është e përcaktuar saktë. Në një të ardhme mund të ketë edhe martesë, por kjo vetëm nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve. “Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Në një të ardhme nuk e përjashtoj mundësinë që përfundimi i kësaj lidhjeje të bukur të jetë martesa. Mund edhe të martohem me Robin.

12 Janar 2010