HAMID KARZAI
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai sot do te filloje nje vizite ne Indi. Vizita vjen pas tensioneve ne mes te qeverise se Karzait dhe Pakistanit rivali tradicional i Indise i cili ka kufij si me Afganistanin edhe me Indine.

Karzai pritet te takohet me kryeministrin indian Manmohan Singh dhe te nenshkruaj marreveshje qe tentojne te forcojne marredheniet ne mes te ketyre dy vendeve. Raportet thone se forcimi i lidhjeve ka te beje me disa plane per te zmadhuar rolin e Indise ne Afganistan. Marredheniet ne mes Pakistanit administrates se Karzait dhe Shteteve te Bashkuara jane tensionuar koheve te fundit pas akuzave afgane dhe amerikane sipas te cilave agjencite e Pakistanit kane mbeshtetur militantet rreth vrasjes se ish presidentit afgan Burhanudin Rabani muajin e kaluar dhe rreth sulmeve te tjera ne Afganistan.