Banorët e fshatit turistik Laguna blu, në Qerret të Kavajës, kanë protestuar kundër shkatërrimit të ambienteve të përbashkëta sportive të fshatit dhe i kanë bërë thirrje përfituesit të tyre të tërhiqet dhe ti kthejë ato në gjendjen e mëparshme.
Protestuesit ngritën zërin dhe për zbatimin e ligjit me dy standarde nga shteti dhe agjencitë e tij ligjzbatuese.
Pronari i fshatit turistik shprehet se çështja është në hetim, ndërsa sqaron se ish-kryetari i komunës së Golemit nuk ka pasur të drejtë të japë leje për ndërtim objektesh në këtë territor.
Leja rezulton të jetë dhënë me miratimin paraprak të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Protestuesit më pas kanë prishur rrethimin e vendosur nga firma zbatuese e projektit dhe shprehen të bindur në mbrojtjen e hapësirave të përbashkëta.
Kompleksi turistik është ndërtuar mbi bazën e një kontrate emfiteoze të lidhur mes shtetasit Adem Vila dhe shtetit.
1 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)/TCH
Ky shkrim Kavajë, protestë te Laguna Blu kundër shkatërrimit të ambienteve sportive u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.