Prefekti i Tiranes, Ruzhdi Keci ne nje prononcim per "Koha Jone" deklaroi se pjeset me problematike ne verifikimin e titujve te pronesise ne prefekturen e Tiranes, pritet te jene edhe komunat perreth qytetit te Tiranes dhe bregdeti i qytetit te Kavajes. Sipas prefektit, Keci ky proces pritet te kete veshtiresi ne keto zona per faktin sepse ka sinjale qe aty jane bere edhe abuzimet me te medha me ligjin e tokes 70501. Per sa i perket anes organizative te ketij procesi, prefekti i Tiranes deklaroi se tashme per kete prefekture ishin gati edhe ekspertet te cilet do te krijonin grupin qe do te merrej me verifikimin me rasteve ku ishte akuzuar ne lidhje me titullin e pronesise. Kryeministri Berisha ka shpjeguar pak kohe me pare se ky ligj i ri nuk do te prekte ata persona te cilet ne menyre ligjore kane perfituar edhe toke nga ligji 7501, por do te denonte ata te cilet ne menyre abuzive e kishin perfituar kete toke nepermjet ketij ligji.