LONDËR - Keniania Priscah Jeptoo fitoi sot maratonën e Londrës me kohën 2 orë 20 minuta e 23 sekonda.

Tridhjetë sekonda heshtje dhe shirita të zinj në krahë kishin sot në Londër pjesëmarrësit e maratonës që u zhvillua në kushte të rrepta sigurie pas tragjedisë në maratonën e Bostonit.

Pas shpërthimit të dy bombave pak metra nga vija e finishit në maratonën e Bostonit, që shkaktoi tre të vdekur dhe qindra të plagosur, siguria në rrugët e Londrës u rrit së tepërmi.
Në këtë maratonë morën pjesë rreth 36 000 veta.

(d.b/BalkanWeb)