Humbja e thellë e Partisë Laburiste të kryeministrit Gordon Braun në Britaninë e Madhe, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian ka provokuar thirrje të forta për dorëheqjen e tij. Partia Laburiste ka fituar afro 15 për qind të votave, duke u klasifikuar në vendin e tretë pas Partisë Konservatore dhe Partisë së Pavarur të Mbretërisë së Bashkuar, që është një parti e vogël anti-BE. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Britani, për të parën herë, Partia Kombëtare Britanike, parti e ekstremit të djathtë, që hapur paraqitet si raciste dhe anti–islamike, ka fituar dy vende deputetësh. Rezultati i dobët i Partisë Laburiste në qeveri u bë në kohën kur nga qeveria Braun u larguan gjashtë ministra, për shkak të skandalit me abuzimet me shpenzime të politikanëve në Britani dhe gjatë javëve të fundit është kërkuar vazhdimisht dorë*-heqja e kryeministrit.