(u39u)25 maj Bushati_WEBMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, niset për në Uashington ku do të marrë pjesë në Konferencën organizuar nga Këshillit Atlantik.


Në këtë Konferencë do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s gjatë dekadës së fundit.


Në këtë aktivitet të nivelit të lartë do të trajtohen tema që lidhen me integrimet në BE dhe NATO të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, vlerat e NATO-s në rajon, e ardhmja e komunitetit euroatlantik, zhvillimet aktuale në Ukrainë dhe sfidat për arritjen e një Evrope të bashkuar, të sigurt dhe të lirë.