Kane kaluar dy muaj nga afati i fundit per miratimin e buxhetit te Tiranes, e megjithate, mbledhja ka deshtuar serish. Pa ndonje motiv te forte, anetaret e Keshillit Bashkiak e kane pare te arsyeshme qe ta shtyjne diskutimin per buxhetin, edhe pse kjo ka pasoja te renda per taksapaguesit. Ligji per pushtetin vendor parashikon shperndarjen e keshillit dhe votim per zgjedhjen e anetareve te rinj, megjithate nje gje e tille as qe eshte "zene ne goje" gjate mbledhjes se djeshme qe zgjati fare pak.
Shtyrja
Drejtimi i mbledhjes nga nenkryetari i Keshillit Bashkiak Petraq Simo, duket se nuk i ka pelqyer aspak disa anetareve, te cilet kerkuan nje pushim, me qellim pritjen e kryetarit Sokol Dervishaj, i cili kishte lajmeruar se "mbase kund ta arrinte mbledhjen". Keshtu, kreu i keshilltareve te PD-se, Ferdinant Poni deklaroi se kerkonte qe mbledhja te drejtohej nga kryetari. Komentit te keshilltares Adriana Berberi, se mbledhja nuk drejtohet nga individi por nga struktura, Poni iu pergjigj me nje kerkese per pushim 30-minutash. E pranuar nga nenkryetari Petraq Simo, kjo kerkese pati reagime te shumta, aq me teper per faktin se ka shume kohe qe Keshilli Bashkiak nuk mblidhet dhe se nje gje e tille eshte e domosdoshme dhe detyrim per taksapaguesit. Sikurse theksuan keshilltaret gjate pushimit, bashkia nuk i ka sjelle informacionet e kerkuara, ndaj ishte e kote qe te zhvillohej mbledhja. Ikja e shume keshilltareve beri qe edhe dje, ajo te shperndahej pa nje motiv te justifikueshem.
Buxheti
Deshtimi i miratimit te buxhetit te bashkise se Tiranes sjell mjaft pasoja, sidomos ne zhvillimin e qytetit, per shkak te moslevrimit te fondeve. Keshtu asnje projekt nuk mund te zbatohet pa u legjitimuar fillimisht, duke u miratuar nga Keshilli Bashkiak. Sipas ligjit per pushtetin vendor, data 31 mars eshte afati i fundit per miratimin e Keshillit Bashkiak. Megjithate, as ne ate date dhe as me vone, buxheti nuk eshte miratuar. Edhe pse po hyjme ne majin e gjashte te vitit, per Tiranen ende nuk mund te nise ndonje projekt i ri, pervec atyre te nisur gjate vitit te kaluar dhe qe vazhdojne, per shkak te alokimit te fondeve. Ne baze te ligjit, Keshilli Bashkiak duhej te ishte shperndare tashme. Ai ka disa muaj pa u mbledhur dhe c'eshte me e keqja, eshte tejkaluar cdo afat per miratimin e buxhetit te bashkise se Tiranes per kete vit.
Greva e socialisteve bllokoi cdo aktivitet
Ndonese ishin planifikuar dy mbledhje para se te zhvillohej e djeshmja, asnjera prej tyre nuk eshte realizuar. Kjo per shkak te mosplotesimit te numrit te kerkuar te keshilltareve. Burime nga bashkia e Tiranes, kane sqaruar se shkak per kete eshte bere greva dhe protestat e vazhdueshme te socialisteve. Ato bllokuan cdo lloj aktiviteti, duke e politizuar edhe organin e pushtetit vendor sic eshte bashkia e Tiranes. Kostoja e greves ishte e madhe dhe me pasoja, sidomos per taksapaguesit te cilet kerkojne me shume sherbime ne kembim te taksave te majme qe paguajne cdo dite. Sikurse behet e ditur, as dje bashkia nuk kishte sjelle informacionin e kerkuar mbi listen e detajuar te taksave qe paguajne qytetaret e Tiranes.