Para pothuajse nje viti entuziazmi ishte i madh. Pas perpjekjesh intensive per ti bere te tjeret per vete Gjermania pati fituar votimin per nje vend jo te perhershem ne Keshillin e Sigurimit. Qe prej fillimit te 2011-es gjermanet zene vend ne instancen me te fuqishme te botes. Por rendesi nderkombetare ata nuk kane fituar qe atehere. Me teper eshte e kunderta.


Me se qarti kete e ben nje veshtrim ne listen e folesve te Asamblese se Pergjithshme te sivjetme. Ne fakt politika e brendshme gjermane nuk luan rol te rendesishem ne Nju-Jork por meqenese si pasoje e humbjeve te partise se tij ne zgjedhjet per parlamentet e landeve ministri i Jashtem Guido Westerwelle nuk eshte me zevendeskancelar ai ka humbur ne rendesi edhe ne renditjen diplomatike nderkombetare. Ai foli si i perfaqesuesi i fundit i anetareve jo te perhershem te Keshillit te Sigurimit. Vende si Bosnje Hercegovina dhe Afrika e Jugut Kolumbia India dhe Portugalia paten derguar kreun e tyre te shtetit dhe te qeverise duke siguruar kesisoj vende te para.


Abstenimi per Libine shiqet nga mendja


Edhe persa i perket permbajtjes Gjermania e ka nxjerre veten ne pozicion jashte loje nepermjet abstenimit gjate votimit ne Keshillin e Sigurimit mbi ngritjen e nje zone ndalim-fluturimi mbi Libi ne mars. Ajo ishte prova vendimtare e pare ne nje instance dhe gjermanet nuk e kaluan ate. Ata dolen ne anen e Kines dhe Rusise te cilat gjithashtu abstenuan ne vend qe te mbeshtesnin SHBA-ne Britanine e Madhe dhe Francen dhe para se gjithash luftetaret e rezistences ne Libi.


Ne fjalimin e tij para Asamblese se Pergjithshme te henen 26.09.2011 ministri i jashtem nuk e permendi Libine me me shume se nje fjali Gjermania ofron sipas tij mbeshtetjen e vet per fillimin e ri ne Libi pas rrezimit te diktatorit. Ne Konferencen per Libine ne prag te debatit te pergjithshem Westerwelles si erdhi radha te fliste ai e pati lene konferencen para mbarimit dhe e pati dhene fjalimin per protokoll. Ky nuk eshte qendrim qe shpreh vetebesim me sakte le pershtypjen sikur ai mundesisht nuk do ti kujtohet me vendimi i atehershem.


Efikas por i shpelare


Gjermaneve iu duhet shtuar si plus qe ne tema te tjera ne Keshillin e Sigurimit bejne pune efikase Kerkesa e Sudanit te Jugut per anetaresi perfundoi ne kohe rekord rezoluta per mbrojtjen e shtuar te femijeve ne zonat e konfliktit u arrit te miratohet. Gjithashtu Westerwelle i cili qendroi nje jave te tere ne Nju-Jork pati nje kalendar takimesh te ngjeshur. Ai paraqiti simbolin nderkombetar per te drejtat e njeriut u takua me kolege dhe vizitoi konferenca e veprimtari nder te tjera per perparimin ekonomik te Afganistanit. Mirepo ne temen e konfliktit te Lindjes se Aferme e cila eshte tradicionalisht nje teme gjermane ai mbeti i shpelare.


Kjo ne nje kohe qe Westerwelle i kushtoi konfliktit te Lindjes se Aferme nje pjese te madhe te kohes se fjalimit te tij. Por deklarata e tij mund te permblidhet me fjalet Te dyja palet kane te drejte per ekzistence dhe paqja eshte e mundur sikur ato ti permbahen planit kohor te Kuartetit per Lindjen e Aferme.


Se si do te sillet Gjermania ne rast votimi ne Keshillin e Sigurimit mbi kerkesen e palestinezeve per pranim me OKB kete ministri i Jashtem e le te hapur. A do te thote kjo nje tjeter abstenim gjerman Keshtu nuk mbahen freret e botes. Vlera e virtyteve gjermane eshte e padiskutueshme por ndonjehere kerkohet me shume sesa zell rregull dhe perpikeri.


Autor Christina Bergmann

Redaktor Pandeli Pani