Këshilli i Europës pasi ka miratuar rezolutën për Shqipërinë mbi zgjedhjet e majit, ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të dialogut dhe bashkëpunimit mes partive politike.


KiE miratoi me 88 vota pro raportin e raportuesit të partisë popullore gjermane Volkram Gebel për zgjedhjet lokale në Shqipëri.


Sipas raportit, zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri ishin demokratike dhe transparente, nderkohe qe vëzhgimi i zgjedhjeve u krye normalisht edhe pse në momentin e numërimit të votave kishte shumë tensione dhe dy palët politikë sollën interpretimet e tyre.


Duke iu referuar situatës politike në vend, KiE-ja theksoi se situata është e polarizuar dhe zhvillimet në vend kanë ndikuar në reformat demokratike. Gjithashtu është kërkuar që Shqipëria të marrë masa për integrimin e vendit.




Shkrime të tjera me interes:

  1. Thirrja e Ligës Arabe: Dialog në Siri brenda 15 ditësh

  2. Deklarata e Karzait: Ska me dialog me talebanët

  3. Kufizimi i mandateve