Pasi fituan ndeshjet e para përkatësisht kundër Hondurasit dhe Spanjës me të njëjtin rezultat, 1-1, Kili dhe Zvicra u përballën në “Nelson Mandela Bay Stadium” të Port Elizabetit, për të ndarë kreun e grupit. Në një sfidë ku kilenët u shfaqën më kërkues (sidomos pas daljes me të kuq të Valon Behramit në minutën e 30-të), goli i sulmuesit të CSKA Moskës, Mark Gonzalez 15 minuta para fundit, i dha ekipit të Marselo Bielsës tripikëshin.

Pas ndeshjes së dytë Kili merr i vetëm kryesimin në grupin H, në pritje të sfidës së mbrëmjes midis Spanjës dhe Hondurasit. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt në këtë grup dhe gjithçka do të mësohet pasi të jenë luajtur edhe takimet e treta ku Kili ka përballë Spanjën, kurse Zvicra do të luajë kundër Hondurasit.