Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 persona të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një minierë në provinën e Henanit në Kinë.



Lajmi bëhet i ditur nga agjencia kineze e lajmeve, Xinhua e cila thekson se tre nga viktimat u identifikuan si punonjës sigurie në minierën që prej disa ditësh kishte dalë jashtë funksionit të saj. Sipas agjensisë së lajmeve të plagosurit ishin banonrë në ndërtësat pranë minierës.



Sipas Xinhua, miniera ishte jashtë funksionit që nga muaji qershor dhe shkaqet e shpërthimit, që formoi një gropë mbi 10 metra të thellë dhe dëmtoi rëndë një ndërtesë aty pranë, ende mbeten të paqarta.