Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua njofton për një shpërthin në një minierë në provincën e Henanit ku sipas saj të paktën 8 persona kanë gjetur vdekjen.

Tre nga viktimat u identifikuan si punonjës sigurie në minierën që prej disa ditësh kishte dalë jashtë funksionit të saj. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe 15 persona të tjerë të cilët banonin në ndërtësat pranë minierës.

Sipas Xinhua, miniera ishte jashtë funksionit që nga muaji qershor dhe shkaqet e shpërthimit, që formoi një gropë mbi 10 metra të thellë dhe dëmtoi rëndë një ndërtesë aty pranë, ende mbeten të paqarta.