Moska ka vendosur të mos i japë asistencë ushtarake Kirgizistanit, siç është kërkuar nga presidentja e vendit, Roza Otunbayeva, por vetëm humanitare.

“Bëhet fjalë për një konflikt të brendshëm dhe për momentin Moska nuk shikon kushte për të marrë pjesë në rezolutën e saj”, është shprehur zëdhënësi i presidentit Dmitri Medvedev.