Divi i kinematografisë botërore bëhet me tre shifra. Një çmim Oscar në karrierë dhe 75 filma, disa nga të cilët kanë hyrë në historinë e kinemasë


Kirk DagllasKirk Douglas, gjiganti i artë i Hollivudit, ka mbushur dje 100 vjeç. Bir i një çifti emigrantësh analfabetë rusë, ai u shndërrua një prej aktorëve më të mirë në botë, duke xhiruar 75 filma, mes të cilëve disa kanë hyrë në historinë e kinemasë si Spartaku me regjisor Stanley Kubrick. Asnjëherë nuk ka mundur ta fitojë çmimin Oscar si aktori më i mirë, gjithsesi e kompensuar me një çmim karriere në vitin 1996.


KirkMes filmave që ka xhiruar janë 20.000 lega nën det, Parisi digjet?, Jeta apasionante e Vincent Van Gogh (1956). Ai ka katër djem nga dy martesa, Michael 72 vjeç (aktori i famshëm hollivudian dhe Joel 69, të lindur nga martesa e parë me aktoren Diana Webster, me të cilën u divorcua në vitin 1951. Tre vjet më pas është martuar me amerikano-belgen Anne Buydens, me të cilën kanë lindur dy fëmijë të tjerë, Eric dhe Peter.


Kirk 1Nëse karriera e tij është e pasur me suksese, jeta private e Kirk është shoqëruar me disa tragjedi që kanë lënë shenjë. Djali Eric, edhe ai aktor, ka vdekur në vitin 2004 në moshën 46-vjeçare pas konsumimit vdekjeprurës të një kombinimi mes alkoolit dhe drogës, prej të cilave ishte i varur prej vitesh. Po ashtu, Kirk u përfshi në një incident ajror mes një helikopteri, ku po udhëtonte dhe një avioni në Kaliforni në vitin 1991. Atëherë humbën jetën dy persona dhe kjo ngjaje e ka afruar edhe më shumë pranë hebraizmit. Në vitin 1996 ai u godit nga një ishemi cerebrale, e cila i mori të folurën pjesërisht, e rikuperuar pas disa muajsh terapi.


Kirk 2Disa herë, ai dhe e shoqja kanë deklaruar se do tia linin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në bamirësi pas vdekjes. Çifti ka ristrukturuar 400 oborre të shkollave të Los Anxhelesit dhe ka financuar ndërtimin e një qendre për pacientë të prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Për 100-vjetorin e tij të lindjes, Kirk-un e pret një festë e madhe në Kaliforni, e organizuar nga djali i tij Michael, me bashkëshorten bukuroshe, Catherine Zeta-Jones. Në ceremoni priten rreth 200 miq dhe familjarë.


Kirk 3Kirk 4Kirk 5Kirk 6Kirk 7Kirk 8KirkuE.A.


10 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)