bode takaj zeqoTanimë është e qartë.


Drejtuesit e Skënderbeut kanë trukuar dhjetra ndeshje, për të fituar miliona euro.


UEFA me hetimin e saj, ka arritur të dokumentojë atë që nga shumë njerëz është konsideruar si mafia e futbollit në Shqipëri.


Është pikërisht mafia, sepse ka vepruar si e tillë dhe në të janë përfshirë politikanë të rëndësishëm, biznesmenë dhe natyrisht edhe sportistët.


Tani është koha që jo vetëm bota e sportit, por edhe drejtësia të veprojë.


Në gjithë botën përballë skandaleve të tilla të mëdha, përgjegjësit arrestohen.


Sepse trukimet dhe përfitimet e milionave euro, janë një krim i rëndë.


Ndaj nuk mund të tolerohet dhe këtë radhë nuk mund të kalohet thjesht me dënime qesharake.


Këtë radhë madje nuk mjafton edhe dënimi i ekipit të Skënderbeut.


Duhen ndëshkuar përgjegjësit dhe duhet të ketë arrestime.


Mafia vetëm kështu luftohet, me pranga.