Zbulohen emrat e grave më të pasura të botës, që drejtojnë dhe kanë trashëguar kompanitë më të fuqishme të industrisë. Në vend të parë qëndron 51-vjeçarja, Christy Walton, e pasuar nga trashëgimtaret e “L’oreal” dhe “BMË”. Walton, e cila ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh është vejusha e John Walton, i cili u nda nga jeta në një aksident ajror në vitin 2005. Pas saj renditet, Alice Watson, motra 56-vjeçare e ish pronarit të Wal Mart me vlerë 19.5 miliardë dollarë. Shumica e pjestarëve të familjes Walton janë në 50 më të pasurit e botës. Alice është vajza e Sam Walton, i cili me vëllain e tij James nisën krijimin e dyqaneve zinxhir në Arkansas, në vitin 1962. Sot “Wal-Mart” është dyqani zinxhir i shitjeve me shumicë më i madh në botë dhe kontrollon 7900 dyqane, ka dy milionë punonjës dhe 400 milardë dollarë shitje.

Renditja

Pas femrave Walton renditet trashëgimtarja e “L’Oreal”, Liliane Bettencourt, e cila është përballur me një vit skandaloz. Vajza e saj, Francoise Bettencourt-Meyers ngrit një padi kundër të ëmës duke e akuzuar se ajo i kishte dhënë 1.3 miliardë asete dhe përfitime të sigurimeve të jetës fotografit Francoise-Marie Banier. Mashtrimi i investimit të Bernard Madoff asgjësoi disa prej fondeve të familjes. Gruaja e katërt më e pasur në botë është Susanne Klatten, e cila gjithashtu është përfshirë në një skandal së fundmi. Janarin e kaluar ajo u detyrua të shkonte në polici pas ish-i dashuri i saj, Helg Sgarbi i bëri shantazh, duke e kërcënuar se do postonte videot e tyre në internet duke i kërkuar miliona euro. Në mars, Sgarbi u dënua me gjashtë vjet burg për shantazh. Femrat miliardere, të cilat nuk u përfshinë në listë përfshijnë shkrimtaren e librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, ish-shefen e “eBay”, Margaret Whitman dhe Oprah Winfrey. Oprah Winfrey është një prej atyre miliarderëve që e ka shtuar pasurinë e saj gjatë krizës financiare. Ajo përdori imazhin e saj për të influencuar tek votuesit në favor të presidentit aktual amerikan, Barack Obama. Fondacioni i saj ka ngritur 55 shkolla të reja në 12 vende të botës dhe ajo ka dhuruar miliona dollarë nga pasuria e saj, duke fituar një vend në listën e njerëzve më bujarë në botë.



Fitimet

Një tjetër miliardere filantrope është dhe Meg Whitman. E diplomuar në “Harvard”, ajo arriti të korrte sukses të madh me kompaninë elektronike “eBay” në kohën e bumit të internetit. Ajo e la detyrën si shefe ekzekutive e “Ebay-t” vitin e kaluar për t’u fokusuar në politikë dhe filantropi. Në shkurt ajo ndërmori hapin e parë drejt kandidaturës për guvernatore e Kalifornisë në vitin 2010, duke krijuar një komitet të posaçëm. Vetëm një dekadë më parë, bota nuk kishte dëgjuar akoma për J.K. Rowling apo për djalin magjistar Harry Potter. Sot, Rowling është femra e vetme shkrimtare në botë që është milionere. Shitjet në gjithë botën të serive të librit të famshëm “Harry Potter” kanë kapur shifrën 300 milionë kopje. Rowling ka nxjerrë në treg tashmë serinë e shtatë dhe të fundit të librit që e bëri të famshme dhe të pasur. Shari Arison, gruaja më e pasur e Izraelit, kontrollon bankën “Hapoalim”, e cila është banka më e madhe e vendit. Në një përpjekje për të ndihmuar në ruajtjen e ujit, trashëgimtarja e pasur dha fonde për një organizatë jofitimprurëse në shtator, e cila fokusohej në bonifikimin e tubave të ujit që kullonin. Ajo gjithashtu ka njoftuar për krijimin e një plantacioni energjie diellore në Negev. Zhang Xin është një ndër gratë më të pasura në botë e gjithashtu dhe një prej atyre grave që na bën t’i admirojmë. Së bashku me bashkëshortin e saj, Pan Shiyi, ajo po i jep formë të re fasadës së Pekinit, me ndërtesa të shkëlqyera që do ndërtohen nga kompania e tyre “SOHO China”. Ajo ka themeluar një fondacion filantropik që mbështetet financiarisht nga “SOHO China” dhe ka në fokus arsimin. Rosalia Mera, së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Amancio Ortega, e nisën biznesin duke krijuar fustane në shtëpi. Biznesi u bën një prej prodhimeve të veshjeve më të suksesshëm në botë. Ajo më pas themeloi “Paideia Foundation” që ndihmon njerëzit me paaftësi fizike dhe mendore. Ajo është aksionere e “Zeltia”, një kompani bio-teknologjike që bën kërkime për trajtimin e kancerit.







Klasifikimi i femrave më të pasura në botë

Christy Walton

Pasuria: 20 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Wal-Mart”

Mosha: 69 vjeçe

Statusi: Vejushë, me dy fëmijë

Vendbanimi: Uajoming, SHBA



Alice Walton

Pasuria: 19.5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Wal-Mart”

Mosha: 59 vjeçe

Statusi: E divorcuar, me dy fëmijë

Vendbanimi: Teksas, SHBA



Liliane Bettencourt

Pasuria: 15 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “L’oreal”

Mosha: 86 vjeçe

Statusi: Vejushë, me një fëmijë

Vendbanimi: Paris, Francë



Susanne Klatten

Pasuria: 12 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “BMV”, ilaçet

Mosha: 46 vjeçe

Statusi: E martuar, me tre fëmijë

Vendbanimi: Gjermani



Birgit Rausing

Pasuria: 11 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Tetra Laval”

Mosha: 85 vjeçe

Statusi: Vejushë, me tre fëmijë

Vendbanimi: Zvicër



Jacqueline Mars

Pasuria: 9.5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Ëmbëlsirat, ushqimi i kafshëve

Mosha: 69 vjeçe

Statusi: E divorcuar, me tre fëmijë

Vendbanimi: Nju Xhersi, SHBA



Anne Cox Chambers

Pasuria: 9 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Cox Enterprises”

Mosha: 90 vjeçe

Statusi: E divorcuar, me tre fëmijë

Vendbanimi: Atlanta, SHBA



Abigail Johnson

Pasuria: 8.5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Fidelity Investments”

Mosha: 47 vjeçe

Statusi: E martuar, me dy fëmijë

Vendbanimi: Boston, SHBA



Savitri Jindal

Pasuria: 6 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Çeliku

Mosha: 58 vjeçe

Statusi: Vejushë, me nëntë fëmijë

Vendbanimi: Indi



Charlene de Carvalho-Heineken

Pasuria: 5.5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Heineken”

Mosha: 54 vjeçe

Statusi: E martuar, me pesë fëmijë

Vendbanimi: Londër, Angli



Antonia Johnson

Pasuria: 5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Axel Johnson Group”

Mosha: 66 vjeçe

Statusi: E martuar, me katër fëmijë

Vendbanimi: Stokholm, Suedi



Johanna Quant

Pasuria: 5 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “BMË”

Mosha: 82 vjeçe

Statusi: Vejushë, me dy fëmijë

Vendbanimi: Gjermani



Yang Huiyan

Pasuria: 4.8 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Pronat e paluajtshme

Mosha: 27 vjeçe

Statusi: E martuar

Vendbanimi: Kinë



Shari Arison

Pasuria: 3.2 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Carnival Cruise lines”

Mosha: 51 vjeçe

Statusi: E martuar, me katër fëmijë

Vendbanimi: Tel Aviv, Izrael



Heidi Horten

Pasuria: 3 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: Dyqanet

Mosha: 68 vjeçe

Statusi: Vejushë

Vendbanimi: Vjenë



Rosalia Mera

Pasuria: 2.9 miliardë dollarë

Burimi i pasurisë: “Inditex”, “La Coruna”

Mosha: 64 vjeçe

Statusi: E divorcuar, me dy fëmijë

Vendbanimi: Spanjë









10 Tetor 2009