TIRANE- Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, i cili po zhvillon një karrierë të suksesshme në Itali, erdhi rreth një javë më parë në Tiranë, në promovimin e një televizioni të ri.

Ai pati mundësinë që të takojë shumë miq të tij kryesisht nga bota e artit, meqë të ftuarit ishin të shumtë. Por ajo që ka pikasur paparaci ynë, është se Kledi ka ndenjur shumë afër me një vajzë shumë simpatike, e cila është balerinë.

Të pozicionuar në një qoshe, larg syve vëzhgues, Kledi është shfaqur mjaft i afërt me vajzën, e ka kapur disa herë nga beli dhe i ka dhuruar puthje, ndërkohë që nuk ka dashur të jetë vetëm me të, por edhe në prezencë të njerëzve të tjerë. Nuk e dimë nëse kjo mund të jetë e dashura e re e Kledit, ndërkohë që për jetën e tij private është folur shpesh, madje më së shumti në mediat italiane, si një nga balerinët më të preferuar atje.

Gjithmonë në këtë pjesë Kledi ka rezultuar mjaft evaziv, duke mos dhënë asnjëherë shpjegime të qarta për situatën e tij afektive në momente të caktuara të jetës.
(m.a/panorama/BalkanWeb)