Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton deklaroi sot se konsensusi ndërkombëtar për sanksione të reja ndaj Iranit për sa i përket programit të tij bërthamor është shtuar.

"Konsensusi ndërkombëtar po shtohet në lidhje me ndërmarrjen e këtyre masave sanksionuese që të ushtrohet presion mbi liderët e Iranit për ndryshimin e qëndrimit", theksoi Klinton gjatë një takimi me AIPAC, grup lobingu pro-izraelit me influencë të konsiderueshme.

"Synimi ynë nuk janë sanksionet e zakonshme, por, sanksione therëse. Kërkon pak kohë miratimi i tyre dhe besojmë se koha është një investim me vlerë për arritjen e një mbështetjeje sa më të gjerë për përpjekjet tona", përfundoi Klinton.