Ashtu si shumë personazhe të njohura, edhe Britney Spears ka “klonin” e saj. Muzeu i skulpturave prej dylli “Madame Tussaud”, që ka kopiuar me saktësi deri në imtësitë më të vogla shumë personazhe, prezantoi ditën e mërkurë versionin e tij të Britney Spears.


Megjithatë, ndryshe nga punimet e tjera të lavdërueshme të “Tussaud”, prezantimi i këngëtares 31-vjeçare la të shtangur të pranishmit të cilët kërkonin “një foto” me të, pasi ngjashmëria me Spears nuk ishte e realizuar, transmeton TCH.


Siç tregojnë edhe fotot, statuja e dyllit të Britney, ndonëse ka një shprehi të këngëtares, duket shumë plastike dhe e ftohtë, duke u konsideruar si një zhgënjim, për standardet tepër të larta të statujave të vendosura nga muzeu./Indeksonline/