Jurgen Klopp i ka përgëzuar të përzgjedhurit e tij për përformancën fantastike ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.




Dortmundi në Gjermani mposhti 2 – 0 Arsenalin, duke e dominuar në tërësi ndeshjen dhe duke qenë skuadër për çdo lëvdatë.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


“Unë jam shumë i kënaqur. Ne patëm një shfaqje të madhe ndaj Arsenalit. Ne ishim trima, ishim të shpejtë. Ne kishim gjithçka që nevojitet për një ndeshje, duke mos iu lënë aspak hapësirë, pasi që ata janë shumë të rrezikshëm”.




“Pashë disa situata të kundërsulmeve në mesfushë, vërtet ishim të përsosur, unë u kënaqa në këtë ndeshje”, deklaroi Klopp./Indeksonline/