Komisioni i Posacem per Reformen Zgjedhore, rimblidhet kete jave per te bere korrigjimet e nevojshme ne ligjin e zgjedhjeve. Anetaret e komisionit, pritet te zhvillojne diten e hene mbledhjen, ku do te diskutohet mbi menyren e korrigjimit te dy neneve, per te cilat Presidenti Bamir Topi ktheu ligjin. Ne liste per t'u shqyrtuar, jane dhe propozimet e Levizjes Socialiste per Integrim, e cila kerkon ndryshimin e perberjes se komisioneve zgjedhore si dhe rishikim te formules se ndarjes se mandateve. Por ne menyre taksative, socialistet u shprehen se Komisioni nuk do te marre ne shqyrtim asnje propozim tjeter, vecse te realizoje ndryshimin e neneve qe kreu i shtetit vleresoi se Kodi Zgjedhor ka perplasje me Kushtetuten. Komisioni ka nje afat dy mujor per te realizuar ndryshimet e duhura. Ne nje kohe qe Partia Socialiste, ka bere te qarte se nuk do te marre pjese ne asnje votim, pa kaluar me pare ligji i zgjedhjeve.