Gjykata e Krimeve te Renda ka lene ne burg dy biznesmenet Eduard Pelushi dhe Ergys Salku te akuzuar si poseduesit e 8 kg kokaine te sekuestruar disa dite me pare. Gjate seances se mases asnje nga te akuzuarit nuk ka folur ndersa kane rende dakord me ato qe kane deklaruar avokatet e tyre mbrojtes. Prokurori i ceshtjes ka referuar para gjyqtarit te gatshem faktet dhe rrethanat per te cilat akuzohen Salku e Pelushi. Sasia e sekuestruar mbremjen e se martes ne momentin qe po shkarkohej nga nje kontenier i mbushur me oriz ishte nisur nga qyteti Santa Kruz Santa Cruz e Bolivise me destinacion portin e Durresit. Droga eshte zbuluar fillimisht nga autoritetet portuale te Roterdamit ne Holande. Mesohet se droga ishte fshehur ne mesin e kontenierit te mbushur me 150 mije tone oriz i ngarkuar ne qytetin Santa Cruz te Bolivise dhe qe kishte destinacion portin e Durresit ku dhe eshte pritur nga dy biznesmenet. Sipas burimeve te prokurorise konfirmohet se emri i personit qe e ka nisur dergesen eshte shqiptar por mendohet se mund te jete emer fiktiv. Droga e paketuar ne 26 pako ishte vendosur brenda kontenierit me oriz. Vlera e saj ne gjendje te paster kap shifren e 500 mije eurove kurse vlera e shitjes per shkak te perzierjes dhe tregtimit shkon 1 milion deri ne 1.5 milion euro. Droga eshte dorezuar ne nje nga portet e shteteve te Amerikes se Jugut. Qe andej me anije transporti eshte nisur per ne Evrope ku ne portin e Roterdamit ne momentin e nderrimit te anijeve konteinieri eshte skanuar nga policia ku kane identifikuar dhe zbuluar kokainen e fshehur brenda saj. Menjehere autoritetet portuale kane lajmeruar oficerin e kontaktit ne Tirane qe njeherazi mbulon punet konsullore te shtetit te Belgjikes Holandes dhe Luksemburgut i cili ka marre kontakte me Zyren e Marredhenieve Juridike me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme duke i njoftuar per rastin. Ne kete kohe zyrtaret e organit qendror te akuzes kane kontaktuar me drejtuesin e Prokurorise se Krimeve te Renda ku edhe kane kryer regjistrimin e procedimit penal duke organizuar punen per te kryer operacionin e dorezimit te kontrolluar dhe arrestimin e pritesve te droges ne operacionin e koduar Kontenieri Latin. Me pas autoritetet holandeze kane kontaktuar me autoritetet portuale te La Valetes ne Malte qe mos te sekuestrojne drogen duke lejuar kalimin transit drejt portit te Durresit ku edhe ka mberritur ne oret e hershme te mengjesit te se martes.