I kontaktuar nga Shqiptarja.com drejtori i pergjithshem i Qendres Kombetare te Regjistrimit Tomi Kola ka shpjeguar se diten e sotme ai ka leshuar urdherin per te mbyllur zyren rajonale te Kavajes prane Bashkise e per ta transferuar ate ne Komunen fqinje te Synejit.

Zoti Kola si qendron puna me bllokimin e punes ne QKR-ne rajonale prane Bashkise se Kavajes Sot aty puna ka shkuar deri ne nje perplasje fizike midis dy policive asaj bashkiake qe nuk pranonte largimin e pajisjeve kompjuterike nga zyra dhe policise se shtetit

Nuk eshte faji yne qe puna ne QKR-ne e Kavajes eshte ne gjendje te bllokuar qe prej kater muajsh e gjysme. Une me date 21 tetor te vitit te kaluar kam leshuar nje urdher sipas te cilit i kerkoja zyres se Kavajes te lejonte punime ne kompjutera qe here pas here i kryejme ne te gjitha zyrat tona ne te kater anet e vendit. Jo vetem qe kryetari aktual i Bashkise nuk ka lejuar te merren kompjuterat per mirambajtje por si pasoje e tij qe prej afro pese muajsh asnje biznes nuk mund te kryeje regjistrin ne Kavaje. Kjo eshte me pasoja shume te renda.

Keni te drejte te vendosni mbi pajisjet e QKR-se

Pajisjet jane tonat zyrat jane te Bashkise. Natyrisht qe e kemi 100 per qind kete te drejte.

Pra ju keni vendosur te merrni me cdo kusht pajisjet nga Bashkia. Do ti coni me aty

Jo kam vendosur qe pajisjet e QKR-se per rrethin e Kavajes te strehohen prane Komunes Synej qe eshte shume prane qytetit. Te pakten keshtu zhbllokohet situatahellip

Bashkia e Kavajes ka pretenduar se punonjesit tuaj nuk kane patur nje urdher te tille per transferimin e pajisjevehellip

Une urdherin e pare konsideroj ate te 21 tetorit 2011 qe kerkonte lejimin e mirembajtjes se kompjuterave dhe bazes se te dhenave. Pas kesaj cdo gje u bllokua. Urdherin per te larguar kompjuterat e kam cuar sot me poste.

Mendoni se nuk mund te quhet veprim me karakter politik ky largim Ne fakt kryetari i Bashkise Kavaje i perket Partise Socialiste ndersa kreu i Synejit eshte demokrat...

Ne asnje menyre cdo gje e kam bere duke u nisur nga konsiderata teknike dhe ligjore. Une nuk mund ta le pa pune ate Qender ndryshe ligji do te me ndeshkoje mua. Ne menyre politike ka vepruar kryekomunari i Kavajes i cili hoqi nga puna punonjes te QKR-se qe kishin tre vjet qe punonin sa erdhi ne detyre dhe propozoi emra te tjere.

I pranuat ata emra te tjere

Bashkite propozojne ne vendosim. Nuk ishim dakord me largimet por kemi trajnuar ata qe sollen nga Bashkia

Si te perfundoje ky proces

Kompjuterat do te dergohen ne Synej kjo eshte perfundimtare

Bisedoi Genc Kondi

aq/shqiptarja.com