putaLiria e shtypit duhet respektuar, por kjo është një tjetër gjë. Gazeta kolumbiane Hoy, titullonte sot në mëngjes në të gjithë faqen e saj: Arbitro español: hijo de la gran puta madre que te pariò!”, ose Gjyqtari spanjoll: bir i ku…  së madhe që të ka lindur.


Nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme, sulmi (publikuar edhe në edicionin on-line të gazetës), ndaj spanjollit Karbajo është i drejtpërdrejtë, por i pajustifikueshëm dhe i rëndë.


Duke hyrë në adresën e gazetës, sulmi vazhdon: Me një gjykim vulgar dhe të njëanshëm të një krimineli që ka gjykuar, mafia e FIFA-s ka shkaktuar një nga goditjet e saj dhe ka eliminuar një kombëtare luftarake Kolumbiane, që ka bërë historinë në Botërorin brazilian. Brazili kualifikohet në mënyrë të pandershme dhe do të ndeshet me Gjermaninë.


Një sulm i paprecedent, që me siguri do të sjellë dënime ndaj Federatës Kolumbiane të Futbollit.


5 korrik 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Kolumbi, gazeta Hoy kundër gjyqtarit spanjoll: Bir ku… u publikua me pare te Gazeta SHQIP.