“Nuk e kam shpallur Republikën e Tanushës”

E përditshmja britanike “Financial Times” theksonte në një shkrim të sajin se komandant Hoxha ka shpallur Republikën e Tanushës. Por Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha për agjencinë e lajmeve INA, e ka mohuar shkrimin e “Financial Times”. Hoxha theksoi dje, se dikush ka tendenca dhe se ai nuk e di se çfarë mund të fshihet prapa këtyre informacioneve. “Unë nuk e kam shpallur asnjëherë Republikën e Tanushës, siç pretendojnë disa media. Te fotot që janë botuar me disa ushtarë, nuk jam unë aty, por janë të tjerë persona”, shtoi ai. Disa media në Maqedoni, kolumnistë, por së fundi edhe gazeta britanike “Financial Times” shkruajnë se ish-komandanti i UçK, fshatin e tij të lindjes e ka shpallur si republikë më vete, brenda territorit të Maqedonisë. Gazeta britanike, “Financial Times” publikoi një shkrim, në të cilin Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, pohon se ka shpallur Republikën e Tanushës.


Autoritetet maqedonase këtë e vlerësojnë si joserioze dhe si dëshirë e dikujt për publicitet. Ministria e Punëve të Brendshme nuk dëshiron të komentojë. “MPB nuk i komenton deklaratat nga persona që janë të gatshëm të thonë gjithçka, vetëm për të pasur vëmendjen e mediave”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i policisë maqedonase.








#