Më 8 qershor, Partia Demokratike e Hashim Thaçit nuk do të ketë mbështetjen e atyre që e krijuan: komandantëve të UÇK-së.




Shumë prej krerëve që e udhëhoqën luftën çlirimtare kanë vendosur që të mos e mbështesin subjektin politik që udhëhiqet nga ish kreu politikës i UÇK-së Hashim Thaçi.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Komandantët, janë irrituar në PDK për detaje të ndryshme por shumë prej tyre, e akuzojnë Hashim Thaçin si arsyeja kryesore e ftohjes me partinë.




Kësisoj, Sabit Geci, njëri nga komandantët e parë të kësaj UÇK-së ka dashur që në mesin e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin e Kosovës, të kandidohet edhe vajza e tij, Fitore Geci.
Moskandidimi i Fitores e ka irrituar Sabit Gecin dhe familjen e tij, kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.




Geci po e vuan një dënim dhe është pjesë e akuzës për krime lufte në grupin e ashtuquajtur Të Drenicës.




Edhe komandantëve të tjerë pjesë e këtij grupi, u ka mbetur hatri.




Sami Lushtaku dhe Sahit Jashari thuhet të jenë të pakënaqur me sjelljen injoruese të kryeministrit Thaçi, derisa ata po protestonin ndaj një vendimi të Gjykatës për t`I dërguar në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës.




Pakënaqësi të tjera janë shfaqur me listën e kandidatëve të PDK-së. disa nga komandantët mendojnë se në parti janë denigruar qëllimisht kandidatët që kanë pasur afërsi me ta.




të dielën, kundër vetes, PDK edhe zyrtarisht do të ketë një komandant tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajn- Çelikun, që deri vonë ka qenë themelues dhe nënkryetar i PDK-së. /Indeksonline/