Mund t’i gëzohemi faktit që futbolli i femrave të paktën prej disa vitesh edhe te ne ekziston, por duke qenë të ndërgjegjshëm se mbetet ende larg niveleve kompetitive. Kombëtarja e vajzave kuqezi pësoi një tjetër disfatë të thellë në Portugali përballë përfaqësueses luzitane duke u mposhtur me rezultatin 7-1 në takimin e vlefshëm për eliminatoret e botërorit të futbollit të femrave të vitit 2015. Event që ashtu si në topkembën e meshkujve mbetet mollë e ndaluar edhe për ekipin e drejtuar nga ish sulmuesi i kombëtares Altin Rraklli.




Në stadiumin “Munisipal de Abrantes”, skuadra portugeze e mbylli praktikisht sfidën që në 45 minutat e para kur kryesonte 3-0, ndërsa shërbeu thjesht për statistikat goli i vetëm i vajzave kuqezi me Aurora Serenajn që çoi momentalisht shifrat në 3-1 pasi i gjithë takimi u mbyll 7-1 me Karolina Mendez që shënoi një tregolësh për luistanet ndërsa finalizimet e tjera erdhën nga Garsia, Silva e Rodrigez, pas sfidave të fundit Shqipëria renditet në vendin e 5 të t Grupit 5 me tre pikë duke lënë pas vetëm Greqinë, skuadra ndaj të cilës ka arritur edhe fitoren e vetme me rezultatin 1-0 në këtë fushatë eliminatoresh./Supersport.al