Komisioni, deri më tash, nuk ka pasur kurrfarë kontakti me UNMIK-un. Do të presim edhe një ditë, dy, për ta kontaktuar në lidhje me zgjedhjet parlamentare, ka thënë Odalloviq për mediat serbe, siç transmeton Evropa e Lirë.
Ai ka deklaruar se mandatin për të biseduar rreth zgjedhjeve lokale, e disponon Qeveria e Serbisë.
Autoritetet ligjvënëse të Serbisë, ditë më parë, kanë shpallur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat dhe qytetet, ku pushtetit lokal i ka kaluar mandati, përfshirë dhe komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar kundërshtojnë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Ndonëse ato janë zhvilluar disa herë në periudhën e pas-luftës, rezultatet e zgjedhjeve serbe nuk janë pranuar si të ligjshme as nga autoritetet kosovare, as ato ndërkombëtare.