TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka vendosur të shtyjë per mbledhjen e ardhshme diskutimin e Kodit Civil, një projektligj që kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend, pra votim me 3/5.


Në mbledhjen e sotme kreu i këtij komisioni Ilir Rusmajli ka deklaruar se Kodi Civil do të jetë pjesë e punës së komisionit sapo relatori socialist te jete gati. Relatorë të Kodit në fjalë janë Viktor Gumi nga PD-ja dhe Damian Gjiknuri, deputeti i PS-së.


Një ditë më parë opozita gjatë diskutimit të kalendarit të punimeve të komisionit kërkoi më shumë kohë për diskutimin dhe miratimin e ligjeve me 3/5.


Ndërkohë që në Konferencën e Kryetarëve, ku edhe u miratua kalendari tre javor i punës në Kuvend, opozita nuk pranoi ta miratonte, pasi kërkesa e saj për më shumë kohë për kodet nuk u mor parasysh. Për pasojë kalendari u miratua pa praninë e opozitës.