Komisioni i Ligjeve ka shtyrë sot shqyrtimin e kodit civil, një prej ligjeve që kërkon 3/5 në Parlament.


Në mbledhjen e sotme kreu i këtij komisioni Ilir Rusmajli ka deklaruar se Kodi Civil do të jetë pjesë e punës së komisionit sapo relatori socialist të jetë gati. Relatorë të Kodit civil janë Viktor Gumi nga PD-ja dhe  deputeti i PS-së Damian Gjiknuri.


Një ditë më parë opozita gjatë diskutimit të kalendarit të punimeve të komisionit kërkoi më shumë kohë për diskutimin dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 në Kuvend.


Ndërkohë që në Konferencën e Kryetarëve, ku edhe u miratua kalendari tre javor i punës në Kuvend, opozita nuk pranoi ta miratonte, pasi kërkesa e saj për më shumë kohë për kodet nuk u mor parasysh. Për pasojë kalendari u miratua pa praninë e opozitës.