Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ratifikoi marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit Transadriatik Pipeline i cili kalon në territorin shqiptar duke përshkuar 45 njësi vendore. Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë sqaruan një sërë detajesh që kjo marrëveshje përmban, ndër të cilat edhe investimi i 2 milion eurove nga kompania për kualifikimin e punëtorëve, si dhe të 5 milion eurove të tjera për mbrojten e mjedisit. TAP lejon një dalje në vendin tonë përmes së cilës do të mundësohet gazifikimi i territorit shqiptar