TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme shqyrtimin e Kodit Civil

Përfaqësues të Partisë Socialiste në komision kërkuan dje më shumë kohë për shqyrtimin e ligjit për Kodin Ciil, dhe përgatitjen e relacionit përkates për këtë draft, i cili kërkon shumicë të cilësuar votash në Kuvend.

Komisioni i ligjeve i dha kohë në këtë mënyrë relatorit socialist Damian Gjiknuri, ndërkohë që mbledhjen e ardhshme pritet shqyrtimi i pr/ligjit. Relator i kësaj cështjeje, nga mazhoranca është Viktor Gumi, kurse nga opozita Damian Gjiknuri.

Në Konferencën e Kryetarëve opozita nuk miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, ndërkohë që në të u përfshinë ligjet me 3/5 e votave pa konsensusin e saj.
(el.me/BalkanWeb)