Sot mblidhet Komiteti Drejtues për liberalizimin e vizave.

Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe kryeministri, Isa Mustafa ku do të diskutohet për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Kosova është shteti i vetëm në Ballkan, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Shengenit.

Kohëve të fundit ka ikje masive të kosovarëve drejt vendeve të BE-së për të kërkuar azil ku njëra ndër arsyet e këtij eksodi përmendet edhe kufizimi i lëvizjes pa viza.

Supozohet se deri më tani vendin e kanë lëshuar mbi 50 mijë shtetas të Kosovës. Komiteti është themeluar më 4 korrik të vitit 2012 nga Qeveria e Kosovës.

Komiteti është përgjegjës për koordinimin, monitorimin dhe raportimin e të gjitha aktiviteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e Udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për Liberalizimin e Vizave me Kosovën./Telegrafi/