Bashkëpunimi rajonal, zhvillimi ekonomik, reformat në energjetikë dhe infrastrukturën e saj, mbrojtja e mjedisit, reforma në administratë, të drejtat e pronësisë dhe pika të tjera, ishin temat kryesore të axhendës, në ditën e dytë t mbledhjes së Komitetit parlamentar pr Stabilizim Asocimin, BE-Shqipëri.


Diskutimet e takimit të gjashtë të këtij komiteti u përqendruan tek reformat për integrim, në një moment historik për Shqipërinë, dhënia e rekomandimit të Komisionit Evropian vendeve të BE-së, për Statusin e vendit kandidat.


Pas diskutimeve, ku mazhoranca dhe opozita ndanë qëndrime të ndryshme për reformat prioritare në procesin e integrimit, Komiteti parlamentar pr Stabilizim- Asocimin BE-Shqipri miratoi një deklaratë të përbashkët me rekomandime.


Pas mbylljes së punimeve dy ditore të Komiteti parlamentar, në një konferencë për mediat, Kryetari i Delegacionit të PE, z. Eduard Kukan vlerësoi mbajtjen e këtij takimi në një moment historik për Shqipërinë


Ne në Parlamentin Evropian dëshirojmë shumë që Shqipërisë ti jepet Statusi i vendit kandidat, pasi ne besojmë që është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-, tha ndër të tjera zoti Kukan.


Ai shtoi se Parlamenti evropian e ka mbështetur këtë rekomandim dhe i kërkohet Këshillit evropian pa vonesa që të japë Statusin.


Kryetari i Delegacionit parlamentar evropian z. Kukan vlerësoi dialogun mes forcave politike në Shqipëri dhe, si provë për këtë, konstatoi hartimin për herë të parë të deklaratës dhe rekomandimeve të përbashkëta, në historinë e takimeve të Komitetit.


Kemi patur konsultim mes të dy palëve politike në Shqipëri. Kjo është një shenjë e mire. Vetëm duke ruajtur këtë dialog politik, kjo do ta ndihmojë vendin dhe shoqërinë për ato çështje, të cilat tashmë janë në tryezë .Kam mbresa pozitive nga diskutimi i çështjeve dhe nga miratimi I rekomandimeve të deklaratës në mënyrë të kultivuar në interes reciprok.


Zoti Kukan theksoi se gjëja më e rëndësishme që na inkurajon është se, Qeveria dhe opozita janë në dakordësim dhe mbështesin së bashku marrjen e Statusit të vendit kandidat”.


Bashkëkryetari i Komitetit parlamentar pr Stabilizim Asocimin BE-Shqipëri, deputeti Taulant Balla tha se, deklarata dhe rekomandimet e përbashkëta të Parlamentit shqiptar dhe Parlamentit europian lidhen me prioritete shumë të rëndësishme të angazhimit të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, të angazhimit të qeverisë së re shqiptare në funksion të përmbushjes së kritereve dhe objektivave në kuadër të kësaj aspirate historike.


Zoti Balla, theksoi se do të ketë një angazhim maksimal për realizimin e reformave që do të sjellin si rezultat, krijimin e një rregjistri konkret suksesi, në luftën kundër korrupsionit, në rritjen e integritetit dhe pavarësisë së institucioneve si KLD, ILDKP dhe prioritete të tjera.


Nënkryetari i Komitetit parlamentar për Asocim- Stabilizimin, deputeti Aldo Bumçi u shpreh se opozita ka një qëndrim të qartë në lidhje më Statusin e vendit kandidat.


Ne besojmë se Shqipëria e meriton plotësisht marrjen e Statusit. Për ti shërbyer këtij qëllimi, ne përcollëm mesazhin që, ne jemi të aftë të kalojmë një deklaratë të përbashkët - u shpreh ndër të tjera zoti Bumçi.