BRUKSEL - Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian votoi sot me shumicë votash projektligjin e KE për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e liberalizimit të vizave. Nga 51 deputetë, vetëm 8 votuan kundër këtij projektligji.



Komiteti votoi për të përfshirë brenda fushëveprimit të këtij ligji që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë perspektivën e hyrjes në BE. Mediat e huaja informojnë se nga marrëveshja e lehtësimit të lëvizjes së lire në vendet e Bashkimit Europian përpos tre shteteve që diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi janë përfshirë edhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina. Heqja e vizave do të bëhet në varësi të përmbushjes me integritetit të dokumentit të menaxhimit të kufijve dhe zbatimit të ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e një dialogu të vizave me Kosovën në mënyrë që të krijojnë një "hartë e liberalizimit të vizave të ngjashme me të tjerët.



Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se "i kemi dërguar një sinjal shumë të fuqishëm Parlamentit Europain në mbështetje të udhëtimit të lirë për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor me një riorganizim të formaliteteve ligjore. Por duhet theksuar se heqja e vizave mund të ndodhë në praktikë vetëm kur këto vende të përmbushin standardet e nevojshme të sigurisë. "Iu bëj thirrje qeverive dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes që të përmbushin me shpejtësi kushtet e BE-së", shtoi ajo.



"Në Kosovë, unë shpresoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje, e cila është pragmatike në avancimin e perspektivës që kosovarët gjithashtu të arrijnë lehtësimin e vizave dhe liberalizimin pastaj", përfundoi Ludford.