Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën, raporton KTV.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në një postim në twitter.

Ajo tani ka porositur politikanët kosovarë se duhet të veprojnë.

"E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë", ka shkruar Lunaçek.