Blloqet e pallateve nga Kopshti Botanik ne rrugen "Komuna e Parisit, vazhdojne ende te vuajne pasojat e permbytjes. Uji eshte zhdukur tashme nga katet e para, por ama lageshtira po ben te sajen. Katet e para te pallateve dhe bodrumet e godinave te Komuna e Parisit kane ende gjurme uji, ndersa pallate te tera jane pa uje te pijshem dhe pa drita. Zgjidhja e vetme e kesaj situate teper problematike eshte rindertimi i kolektorit kryesor te qytetit, i cili pritet te perfundoje pas nje muaji. Nje gje e tille do te ndikonte ne mosperseritjen e tmerrit qe kalojne banoret e "Komunes se Parisit" sa here qe bie shi, qofte ky edhe jo i rrembyeshem. Vetem pak dite me pare, rruga "Komuna e Parisit" eshte gdhire nen uje. Pervec demeve qe i kane sjelle reshjet e rrembyeshme banoreve te cilet posedojne bodrume, apo qendrojne ne katet e para, mbushja me uje e ketyre pjeseve te pallateve ka ndikuar drejtperdrejt edhe tek te gjithe banoret e tjere. Kjo, per shkak se ne njerin prej garazheve gjenden transformatoret qe furnizojne keto pallate me energji. Kjo eshte nje nga zonat me te ndjeshme sa here qe ka reshje shiu, pasi mjafton nje shi i lehte qe gjithcka te permbytet. Aq me teper qe reshjet e fundit ishin mjaft te rrembyeshme dhe nuk kishte se si te mos ndodhte permbytja ne kete zone. Kjo, duke pasur parasysh edhe problemet qe vijne nga ujesjellesit dhe kanalizimet. Megjithate, gjithcka pritet qe te zgjidhet pasi te ndertohet kolektori, i cili do te mbledhe te gjitha ujerat e zeza dhe t'i shkarkoje dikur tjeter.