Banorë të komunitetit rom që janë strehuar në zyrat e Avokatit të Popullit


TIRANE- Rreth 52 persona të komunitetit rom të mbetur të pastrehë brenda ditës së sotme do të transferohen, në palestrën e shkollës 1 maji.


Njoftimi erdhi nga Bashkie e Tiranës, e cila sqaron se  po përgatit strehën e përkohshme për familjet e komunitetit rom


Në bashkëpunim me partnerët socialë, Bashkia do të krijojë kushtet e nevojshme jetike për këta persona. Ndërkohë, Bashkia ka siguruar çadra dhe mjete të tjera të nevojshme, në raste të ngjashme emergjencash.- thuhen në deklaratën për shtyp.


Më tej, Bashkia  siguron se është e ndjeshme ndaj këtij fenomeni dhe ka ngritur një grup pune, që do të trajtojë në vazhdimësi emergjenca të kësaj natyre.


Pas djegies se çadrave te tyre, keta pjestare te komunitetit rom mbeten te pastrehe, ndersa prej disa ditesh jane strehuar ne ambjentet e Avokatit të Popullit.