Koncertet e majit do te ofrojne pjese te zgjedhura nga kryeveprat boterore qe do te ngjiten ne skenen e Teatrit te Operas dhe Baletit nga artiste te huaj dhe shqiptare.

Ky sezon koncertesh eshte menduar te hapet mbremjen e se dieles nga nje artiste e re, italiane Gloria Campaner.

Drejtori i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, Zhani Ciko shpjegon se ky sezon koncertor do te sjelle emra te njohur.

Nje mbremje e vecante do te jete dhe ajo e 9 majit e cila perkon dhe me festen e Europes, ku protagonist do te jete violinisti shqiptar, Tedi Papavrami dhe dirigjent artisti grek Alkis Baltas, ku do te sjellin nje udhetim ne Europe me veprat me te rendesishme si Beethoven, Dvorak Paganini, Sarasate, Chausson, “Koncertet e Majit” do te mbyllen me nje mbremje finale te festivalit te koreve ku ne skene priten te ngjiten 200 koriste.