Ne kohen kur vijonin diskutimet e partive politike zhvillonte punimet nje konference nderkombetare mbi demokracine dhe shtetin e se drejtes ne Shqiperi.

Ne konference merrnin pjese disa nga njohesit me te mire te Shqiperise dhe problemeve shqiptare si Bernd Fisher Miranda Vikers Nikolas Pano Gabriel Partosh Misha Gleni Xhejms Petifer Janush Bugajski apo edhe studjues dhe analiste shqiptare si Piro Misha Remzi Lani Albert Rakipi Besnik Mustafaj Veton Surroi Elez Biberaj Fatos Lubonja Rexhep Mejdani Sabri Godo etj.

Vete tema e teper e gjere e konferences mundesoi shpalosjen e reflektimeve dhe analizave te ndryshme mbi fenomenet qe kane karakterizuar tranzicionin post-komunist te Shqiperise. Sjellja e partive dhe e udheheqjes politike shqiptare media shteti transformimet social-ekonomike marredheniet nderkombetare dhe perspektiva europiane e Shqiperise. Konferenca do ti zhvilloje punimet edhe te shtunen.