Bllokimi i një anijeje me gaz të lëngshëm në “Porto Romano” nga kompania “Romano Port" SH. A, e cila ka me koncesion shfrytëzimin e këtij porti, ka sjellë reagimin e Autoritetit të Konkurencës.


Në një deklaratë për mediat, këshilltari ligjor pranë kabinetit të këtij autoriteti, ka deklaruar vendimin për hetime të menjëhershme, ndaj situatës në këtë port si dhe përpunimin e anijes së kompanisë së rimportit të gazit të lëngëzuar të naftës “MareOil”, e cila ndodhet prej ditësh në Porto Romano.


Në deklaratën e Autoritetit të Konkurrencës bëhet e ditur se nëse kompania koncesionare e “Porto Romanos”, nuk zbaton vendimin për përpunimin e anijes do të gjobitet me një shumë e cila kap 10% të xhiros vjetore.