Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen konsideron nje
detyrim themelor në demokraci kontrollin parlamentar mbi institucionin e
mbrojtjes.



Përmes një letre, dërguar si përgjigje të shqetësimit të opozitës për bllokimin e mbikëqyrjes parlamentare nga ana e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, Rasmusen thote se eshte ne interes të vendit, bashkepunimi mes institucioneve, duke nenkuptuar me kete se Ministria e Mbrojtjes duhet te tregoje gadishmerine per t'iu pergjigjur kerkeses se Komisionit te Sigurise per kontroll.

Ne letren qe i drejtohet deputetit të PS-së Pirro Lutaj, shefi i Aleances se Atlantikut te Veriut pas vleresimit per kontributin e Shqiperise ne operacionet dhe ne misionet e NATO-s gjen me vend te adresoje shqetesimin e opozites: "Mbikëqyrja parlamentare eshte nje detyrim thelbesor ne demokraci dhe ne vendet parlamentare, Kuvendi ka nje rol te rendesishem per te ruajtur ne ceshtjet e mbrojtjes. Eshte ne interes te vendit bashkepunimi i ngushte dhe konstruktiv mes institucioneve".

Kete pergjigje shefi i NATO-s jep si pergjigje qe deputeti i opozites, anetar i Komisionit te Sigurise Pirro Lutaj i adreson po permes nje letre shqetesimin per situaten e krijuar prej disa kohesh me Ministrine e Mbrojtjes.  Lutaj i sqaron sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, vend i te cilit ne jemi prej disa vitesh se perkunder te gjithe praktikes ligjore te rene dakort ne Komisionin e Sigurise, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami nuk po lejon mbikëqyrjen parlamentare, duke dale kunder nje vendimi te kuvendit.

Lutaj i kerkon mbeshtje kreut te NATO-s per kete situate absurde te krijaur nga ministri Imami prej dy muajesh.