Bllokohet procesi i pajisjes me karta identiteti dhe pasaporta biometrike ne zyren e aplikimit prane Bashkise se Korces.

Ata qe e vuajne me shume kete anomali jane emigrantet. Qindra te merguar nga Korca qe kane ardhur me pushime ne kete sezon vere, duan ta shfrytezojne qendrimin e tyre edhe per t’u pajisur me dokumente te reja identifikimi, kryesisht pasaporta biometrike, por ata nuk arrijne t’i kryejne procedurat. Prej disa ditesh, emigrantet e interesuar qendrojne ne radhe para dyerve te zyres se aplikimit dhe nuk arrijne te mbarojne pune.

Kjo situate e renduar prej te pakten 4 ditesh me bllokimin e procesit, ka sjelle serish radhe per emigrantet, kete here jo ne dogane, por ne zyren e aplikimit. Kjo gjendje problematike ka ardhur pasi numri i operatoreve qe kryejne procesin e aplikimit eshte ulur ndjeshem dhe nderkaq nuk funksionon normalisht rrjeti kompjuterik dhe sinjali i internetit. Nenkryetari i Bashkise se Korces, Arjan Bejko, ka dale ne nje konference per shtyp, per te sqaruar kete gjendje qe, sipas tij, nuk eshte aspak pergjegjesi e institucionit te pushtetit lokal.

Ai ka fajesuar per kete kompanine private te kontraktuar. Numri dy i Bashkise se Korces tha se “nga ana e bashkise nuk ka asnje detyrim ne kete proces, pasi jane afruar vetem ambientet per kryerjen e ketij procesi, pa ndonje detyrim tjeter. Pergjegjesia i takon kompanise private, qe duhet te siguroje operatoret e nevojshem ne pune dhe mbarevajtjen e logjistikes”, tha Bejko. Nga njera ane, reduktimi i numrit te operatoreve ne pune nga 10 qe ishin ne fillim ne 2 aktualisht, si dhe nga ana tjeter defektet e shpeshta ne sinjalin e internetit kane sjelle nje gjendje te renduar dhe pritje me ore te tera para zyres se aplikimit.

Bejko kerkoi nga kompania private, qe te rivihen ne pune operatoret e nevojshem per te perballuar kete fluks njerezish, te cilet kerkojne te pajisen me pasaporta biometrike, si dhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile qe te normalizoje sinjalin e internetit. Shkeputjet e vazhdueshme te ketij sinjali ne nje kohe qe jane ne pune vetem dy operatore perballe dhjetera e dhjetera njerezve qe kerkojne te kryejne procedura per pajisje me dokumente te reja identifikimi, ka bere qe dyert e zyres se aplikimit prane Bashkise se Korces me shume te qendrojne te mbyllura.

Dhe pas tyre, grupe te medha njerezish qe ankohen se ndersa kane ardhur nga Greqia per te kaluar disa dite pushime u duhet te qendrojne ne pritje te gjata per te kryer formalitetet e pajisjes me pasaporta biometrike.